Kanye West, “ko” paparacin. E bën për spital

20/07/2013 03:25

Ndihmës mjekësit janë thirrur në vendngjarje, pasi Kanye West u përlesh me një fotograf në aeroportin ndërkombëtar të Los Angeles, të premten.

36-vjeçari, i cili sapo është bërë baba, pas fëmijës së lindur nga Kim Kardashian, është përfshirë në një grindje me fjalë me një paparac, i cili u soll në një mënyrë disi agresive, sipas TMZ.

Ai raportohet të ketë lënë terminalin me një bodyguard dhe i rrethuar nga të paktën 5 paparacë.

Fotografi i kishte bërë disa pyetje, pavarësisht se Kanye i kërkoi atij të mos e merrte në intervistë. Kanye akuzohet se ishte përpjekur t’i jepte disa goditje me grusht, duke e rrëzuar fotografin në tokë, sipas uebsajtit.

Ndihma mjekësore dhe policia u thirrën menjëherë në vendngjarje dhe fotografi është larguar me ambulancë, ndërsa Kanye – si pa të keq – u largua me bodyguard-in e tij me makinën e tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA