Pronari i një restoranti në Indonezi u vendos papritur në qendër të një stuhie kritikash ndërkombëtare, pasi i zbukuroi ambientet e biznesit të tij me flamuj të nazismit dhe simbole të tjera fashiste.
Jo vetëm kaq, por “Soldatenkaffee”, në kryeqendrën e Javës Perëndimore, Bandung, i imponon kamarierëve dhe stafit të saj një që të vishen me uniforma të ushtrisë së dikurshme hitleriane dhe të forcave elitë “SS”.
Restoranti, i ndërtuar në këtë mënyrë me qëllim që të përthithë turistë, ka ngjallur reagime që prej hapjes së tij në vitin 2011.
Në fillim, tematika e përdorur në këtë lokal u denoncua nga një gazetë lokale, por tashmë, edhe një politikan i rëndësishëm i vendit ka marrë përsipër zgjidhjen e këtij problemi, duke e denoncuar në instancat më të larta të politikës indoneziane.
Top Channel