Marrëveshja e 19 prillit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel ka filluar të zbatohet me axhendë të plotë. Kjo është bërë e ditur nga kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë mbledhjes së qeverisë të mërkurën.

Ai ka theksuar se lëvizja e lirë në veirun e Kosovës ka shënuar progres, ndërsa ka shtuar se kanë mbetur pa u hequr dy barrikada.

“Ka mbetur që të punohet për eliminimin e plotë të barrikadave, kanë mbetur edhe dy pa u larguar. Kjo do të bëhet në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë. Është me rëndësi që të gjitha pikat policore serbe janë të mbyllura, kjo është konfirmuar nga Policia e Kosovës dhe ajo e EULEX-it”, ka deklaruar Thaçi.

Sipas kryeministrit, tani fillon faza tjetër, ajo e rekrutimit individual të qytetarëve serbë në Policinë e Kosovës. Ai ka garantuar se procesi do të jetë transparent.

Po ashtu, Thaçi ka ftuar serbët e veriut të Kosovës që të jenë pjesë e zgjedhjeve lokale të 3 nëntorit, ndërsa ka njoftuar se i është bërë ftesë bashkësisë ndërkombëtare për monitorimin e gjithë procesit.

“Jemi duke punuar maksimalisht me gjthë bashkësinë ndërkombëtare, por edhe me autoritetet lokale në veri që të përgatitemi për zgjedhjet e 3 nëntorit. Ftoj gjithë spektin politik në veri që të rrisë pjesëmarrjen në zgjedhje, që të organizohen në subjekte politike, apo lëvizje, që dëshirojnë të marrin pjesë në zgjedhje”, ka thënë Thaçi.

Më tej Thaçi ka thënë se të enjten Kosovën do ta vizitojë komisioneri për Zgjerim i BE-së, Shtefan Fyle, që sipas tij do të sjellë edhe mesazhe për fuqizimin e rrugës europiane të shtetit të Kosovës, qoftë për procesin e MSA-së dhe për procesin e liberalizimit të vizave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA