Vlorë-Himarë, rruga e shkatërruar

15/07/2013 00:00

Banore të Radhimes dhe pronarë të hoteleve përgjatë vijes bregdetare
protestuan të hënën për kushtet shumë të këqija të rrugës nga Vlora
drejt Himarës.

Prej gjashte muajsh rruga është çarë në të dyja anët e saj për të kaluar aty tubacionet e ujrave të zeza dhe të bardha dhe nuk është riasflatuar.

Kjo ndikon ne pengimin e levizjes ne kete aks, ndotjen per shkak te pluhurit dhe rradhet e gjata qe krijohen vazhdimisht ne trafikun e renduar. Ne 24 ore ne kete aks rrugor kalojne me shume se 20 mije automjete te tonazheve te ndryshme.

Rruga ka nje ndikim direkt mbi turizmin, ndertimi i saj disa vite me pare beri qe te shtohet fluksi atyre qe zgjedhin te pushojne ne begdetin e jugut, ndersa problemet e fundit kane ulur frekuentimin.

Top Channel