Turi, Froome: Nuk përdor doping!

15/07/2013 00:00

Christopher Froome u shfaq para mediave në ditën e pushimit të Turit të Francës duke u mbrojtur për dyshimet që janë hedhur mbi të pas fitores së shkëlqyer të etapës së 15.

Lideri i Turit dhe ekipi i tij Sky shfaqën pakënaqësinë ndaj hipotezave të dopingut që kanë dalë pasi britaniku iu afrua shumë rekordit të Lance Armstrong në malin Ventoux, të cilit iu zbulua skandali i dopingut disa vite pas sukseseve të shumta.

Kur u pyet për dyshime të tilla, fjalën e mori menaxheri i skuadrës, David Brailsford: “Mediat nuk duhet të merren me dyshime mbi performancën e çiklistëve të mi. Nuk kemi asnjë lidhje me dopingun. Nuk mund të mbajmë shikimin pas dhe të lidhim gjithçka me epokën e Armstrongut. Kjo gjë nuk e ndihmon çiklizmin e ri.”

Më pas, Froome mori fjalën shumë i nervozuar: “Sot jam këtu pas një fitoreje historike dhe nuk është bukur që akuzohem për mashtrime.”

Pas kësaj përgjigjeje, Chris Froome u largua nga salla e konferencave për shtyp.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta