Turi, Contador: Froome më mposhti qartazi

15/07/2013 00:00

Alberto Contador u “shfry” në kilometrat e fundit të ngjitjes së malit Ventoux dhe pranoi superioritetin e Chris Froome në etapën e 15 të Turit të Francës.

“Ai është superior ndaj të gjithëve në etapat malore. Këtë gjë e ka treguar gjithmonë. Unë dhashë maksimumin, por Froome është shumë i fortë”, theksoi spanjolli i “Saxo-Tinkoff”, i treti në renditjen e përgjithshme që kryesohet pikërisht nga Froome (Sky).

Contador gjithmonë është shfaqur optimist për shanset e tij për të fituar Turin, por kësaj radhe pranoi inferioritetin e tij ndaj mbajtësit të fanelës së verdhë.

“Erdha këtu për të fituar, por në çdo përballje që kam pasur me Froome deri tani, ai më ka mundur dhe ka rritur diferencën. Është e pamundur të fitosh kështu. Froome gëzon një formë të mirë dhe mund ta mposhtim vetëm nëse kalon një ditë të keqe”, deklaroi Contador, i cili ka një disavantazh prej 4 minutash e 25 sekondash nga Chris Froome kur duhen 6 etapa nga përfundimi.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta