Nis aventura e Cavanit tek PSG

15/07/2013 00:00

Edinson Cavani ka zbarkuar në aeroportin e Parisit duke nisur kështu zyrtarisht aventurën e tij tek PSG.

Ish-sulmuesi i Napolit tashmë do të kërkojë të plotësojë karrierën e tij me trofe të rëndësishëm pasi në Itali arriti të fitonte vetëm një Kupë Italie.

Paris Saint Germain e ka blerë lojtarin për 64 milionë euro, ndërsa për futbollistin do të ketë një kontratë 5-vjeçare.

Të hënën Cavani do të kryejë analizat mjekësore, ndërsa të martën do të prezantohet zyrtarisht si lojtari i ri i Paris Saint Germain.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta