Maicon rikthehet në Itali
15/07/2013 00:00
Maicon, ish-mbrojtësi brazilian i Interit që sezonin e fundit luajti për Manchester City, është rikthyer në Itali.
31-vjeçari do të luajë për Romën në dy sezonet e ardhshme pasi ka zgjidhur kontratën me klubin anglez.
Mbrojtësi i djathtë ka pranuar të ulë pagën për të luajtur sërish në Serinë A dhe ka nënshkruar një kontratë 2-vjeçare me ekipin e kryeqytetit.
Maicon fitoi gjithçka në 6 vitet e tij me Interin para se të kalonte në Premier League ku pati një eksperiencë zhgënjyese me vetëm 9 ndeshje të luajtura.
Top Channel