Më shumë ushtarë britanikë i morën jetën vetes se sa u vranë në luftimet me talebanët afganë, treguan të dhënat zyrtare mbi vitin 2012, publikuara këtë të dielë.
Sipas burimeve të “BBC”, 21 ushtarë në detyrë dhe 29 veteranë kryen vetvrasje gjatë vitit të lënë pas.
Të dhënat të tilla flasin qartë për problematikën e përhapur, njëkohësisht pak të njohur e të trajtuar, të stresit post-traumatik që përjetojnë shumë ushtarë të rikthyer nga luftimet.
Ndërsa 50 ushtarë vendosën të vetflijohen, lutimet me talebanët i kushtuan jetën 44 ushtarëve britanikë gjatë 2012-s.
Ndonëse raporti ka marrë parasysh vetëm të dhënat që i përkasin ushtrisë britanike, stresi post-traumatik që përjetojnë ushtarët është një fenomen që nuk njeh kombësi.
Për herë të parë, ai u vërejt dhe studiua seriozisht pas Luftës së Vietnamit, në vitet 1960-70, kur me qindra veteranë amerikanë u përfshinë në krime apo vepra me natyrë të dhunshme, e mijëra të tjerë kërkuan trajtim mendor pas rikthimit në shtëpi.
Top Channel