Brazil, lopa bie nga çatia, vdes 45-vjeçari

14/07/2013 14:30

Një lopë që ka rënë nga çatia e një shtëpie në fshatin brazilian të Karatingës ka vrarë një burrë i cili po qëndronte shtrirë në divan.

Lopa që peshonte rreth 1 ton ishte duke kullotur në një kodër pas shtëpisë së vogël dhe ka shkelur mbi çatinë e shtëpisë së vogël duke e rrëzuar atë.

45-vjeçari Joao Maria de Souza u dërgua në spital, por vdiq një ditë më vonë si pasojë e hemorragjisë së brendshme.

Mediat lokale bëjnë të ditur se një incident i tillë ndodh për herë të tretë në tre vitet e fundit në këtë fshat.

Në dy rastet e mëparshme nuk ka pasur viktima.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA