Ujqërit emigrojnë drejt perëndimit

12/07/2013 17:30

Popullata e ujqërve në vendet e Europës Perëndimore është në shtim të vazhdueshëm, ndërsa tufa të tëra grabitqarësh po zhvendosen në vende të pabanuara më parë prej tyre, në kërkim të kushteve më të mira të jetesës.

Duket ironike, por ndërsa popullata e ujqërve në kontinentin tonë është e përqendruar kryesisht në Lindje dhe Ballkan, ashtu si shumë shtetas të këtyre vendeve, edhe ujqërit gjejnë tek perëndimi “parajsën e tyre”.

Në Holandë, një kafshë e gjendur e vdekur pranë një rruge më parë gjatë qershorit u konfirmua se ishte ujku i parë i njohur që shkel në vend në jetë të egër në më shumë se 150 vjet.

Në Gjermani janë vërejtur tufa të pazakonta për nga sasia e tyre, me deri 50 ujqër bashkë, ndërsa në shumë zona rurale të Europës Perëndimore janë raportuar shqyerje të deleve, kuajve e lopëve nga ana e ujqërve.

Një situatë e tillë favorizohet edhe nga fakti që vendet e Europës Perëndimore, që prej vitit 1979 kanë nënshkruar një momorandum që favorizon ruajtjen e species dhe ndalon gjuajtjen e saj.


Me jeshile, shperndarja e popullates se ujqerve ne Europe, ku territoret e banuara nga shqiptaret koincidojne edhe me nje prezente te perhershme ose perkohshme gjate stines se vitit nga speciet e ndryshme te ujqerve

“Në Europë, ujqërit janë në majë të piramidës ushqimore. Ata nuk kanë asnjë armik natyror me përjashtim të njeriut dhe ende nuk është arritur kufiri ligjor, i cili do të lejonte rikthimin e gjuetisë së species. Për këtë arsye, nga vetë natyra, ujku është i destinuar të përhapen dhe me shumë resurse ushqimore të shteruara në lindje, tashmë ata po lëvizin drejt perëndimit”, deklaroi Vanessa Ludëig, një biologe që mbikqyr rritjen e popullatës së ujqërve në krahinën Lausitz të Gjermanisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA