Tifozi i Murray, tatuazh në të pasme

12/07/2013 21:50

Britanikët pritën 77 vite për të parë një bashkëkombas që ngre lart trofeun e Uimbëlldonit, turneut më të madh të tenisit botëror që zhvillohet në Angli.

Andy Murray më në fund arriti të fitonte këtë trofe duke marrë stafetën nga Fred Perry, i cili e kishte fituar në vitin 1936 duke gëzuar për herë të fundit sportdashësit britanikë.

Kjo arritje e Murray ka bërë që një tifoz të kalojë kufijtë e imagjinatës duke u kthyer në një personazh të famshëm në internet. William Hirons ka postuar në Twitter një foto ku tregon mirënjohjen e tij për tenistin.

Si e tregon këtë mirënjohje? Duke bërë tatuazh në të pasmet e tij Andy Murray-n me trofeun e Uimbëlldonit në duar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA