Ministri rumun i Transporteve, Relu Fennec u dënua ditën e premte me pesë vjet heqje lirie, pasi një gjykatë në Bukuresht e shpalli fajtor për korrupsion dhe shpërdorim të detyrës.

Fennec shndërrohet në ministrin e parë rumun që dënohet ndërsa është ende në detyrë.

Në vitin 2003, në rolin e një sipërmarrësi të fuqishëm, Fennec drejtonte një grup kompanish që nuk përmbushën kushtet e kontratës në disa tendera të fituara, duke i shkaktuar shtetit një dëm prej miliona eurosh.

Nëpërmjet këtij vendimi, Bukureshti zyrtar shpreson që t’i tregojë Brukselit se është duke ndjekur hapa të vërtetë dhe konkretë në luftën kundër korrupsionit.

Në vitin 2012, Rumania u privua nga përfitimi i fondeve të BE-së në disa sektorë, për shkak të rendimentit të dobët në luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar, ndërsa shtetasit rumunë, së bashku me ata bullgarë, ende nuk janë pjesë e zonës Schengen, ndonëse vendet e tyre janë anëtare që prej vitit 2007.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA