Pas orësh ankthi, gjendet në Tiranë 15-vjeçari që kërkohej nga familja, ja si paraqitet gjendja e tij shëndetësore Punëtorët e kompanisë ARMO vijuan të premten protestën duke kundërshtuar veprimet e punonjësve të tatimeve. Ata u grumbulluan në ambjentet e brendshme të rafinerisë duke kërkuar që grupet e tatimorëve të largohen nga ambjentet e uzinës.
“Për zhbllokimin e financave tona dhe që të ecë puna normalisht, i lutemi shtetit ta zhbllokojë situatën një orë e më parë që ne të punojmë”, deklaroi një punonjës.
“Mbas protestave do të mblidhet sindikata dhe do merren masa të mëtejshme, ndoshta edhe një grevë urie, për zgjidhjen e problemit në favor të punës dhe financave të punonjësve”, tha një tjetër.
Përfaqësuesit e kompanisë ARMO reaguan për këtë veprim të tatimorëve. “Nuk ka asnjë ligj që të na pengojë të shesim. Këto janë presione të hapura ndaj presidentit të kompanisë për të marrë aksione. Përse i kërkojnë tani që janë në fund të pushtetit? Automjetet tona janë të bllokuara”, deklaroi Armir Kodra, përfaqësues ligjor i ARMO.
Tatimorët prej dy ditësh ndalojnë çdo mjet që del me naftë nga rafineria duke kërkuar dokumentacionin dhe thonë jashtë kamerave se kompania ARMO ka detyrime të pashlyera ndaj organeve shtetërore.
Top Channel