Greqi, mbi 20 plumba mbi shqiptarët e vrarë

12/07/2013 00:00

Ndaj dy shqiptarëve të vrarë më 2 korrik gjatë shkëmbimit të zjarrit mes të burgosurve të arratisur nga burgu i Trikalasë dhe policisë greke, janë shkarkuar dhjetra plumba në trup.

Ky është rezultati i autopsisë së mjekësisë ligjore në Patra ku ndodhen trupat e Ermir dhe Flamur Sinani. Gazeta greke “To Vima” shkruan se mbi shqiptarët është qëlluar nga një distancë 30-35 metra.

Dy shqiptarët e vrarë mendohet se ishin pjesë e grupit të të dënuarve që u arratisën nga burgi i Trikalasë në muajin qershor ku mbeti i vrarë një roje burgu. Pjesa më e madhe e të arratisurve u kap, ndërsa kërkimet vazhdojnë për kapjen e të tjerëve.

Mendohet se dy të dënuar fshihen në zonën malore të Sulit, pranë kufirit me Shqipërinë. Policia greke e ndihmuar nga forcat speciale të shumta në numër ka zbarkuar në këtë zonë dhe në operacion po përdoren edhe helikopterë e të tjera mjete. Operacioni i gjërë ka nisur prej ditëve të para të korrikut, megjithatë dy shqiptarët e kërkuar nuk janë arrestuar ende.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA