Gjykata e Apelit vendosi lirimin e menjëhershëm nga burgu të Ardian
Myrtos, i cili dhe pse e kishte përfunduar dënimin, prej një jave mbahej
në qeli për shkaqe doktrinare, duke qenë se Gjykata e Shkallës së Parë
shpalli moskompetencen dhe ia postoi kete dosje Gjykates se Apelit.
Procesi ne Apel u ndoq edhe nga ndihmeskomisioneri i Avokatit te Popullit Hajredin Hysaj, i cili deklaroi nje dite me pare se mbajtja ne burg pa te drejte e Myrtos eshte nje shkelje e rende e te drejtave te njeriut.
Ne perfundim të procesi, ndihmeskomisioneri deklaroi se Avokati i Popullit per rast te paprecedentë ka perfunduar rekomandimin ne te cilin do kerkoje nga keshilli i larte i drejtesise mase disipilonore per gjyqtarin qe nuk e liroi 25-vjeçarin.
“Nuk është vakum. Gjykata ka praktika që i ka pushuar dhe i ka nxjerrë, i ka liruar. E njëjta gjykatë ka qëndrime te ndryshme. Një gjyqtar e zbaton, një tjetër jo. Ky që nuk e zbaton, që shkel Kodin e Proceceurës Civile duhet të mbajë përgjegjësi në Këshillin e Lartë të Drejtësisë dhe për të, të merren masat sipas ligjit”, thotë Hysaj.
Ardian Myrto u arrestua ne gusht te vitit te kaluar per armembajtje pa leje. Ai duhet te linte qeline ne daten 5 korrik per shkak te perfundimin te ketij denimi, te drejte qe ai e fitoi nje jave me vonese.
Top Channel