Dhjetëra turistë të huaj vizitojnë çdo ditë Tiranën dhe qytete të tjera
të Shqipërisë. Mes alternativave të panumërta për të parë e shëtitur,
ata e kanë thuajse të pamundur të zgjedhin ku të shkojnë. Jo për shkak
të morisë, por mungesës së informacionit për këto vende.
“Informacioni për Shqipërinë, nga vendi i origjinës, për turistët që vijnë në Shqipëri është shumë i paktë, sepse aksesi kryesor është interneti, por në internet informacioni për Shqipërinë është shumë i kufizuar dhe sidomos për aktivitet turistike këtu. Ne gjithnjë e më shumë kemi njerëz që na kontaktojnë, mbase thjesht për informacion”, thotë Endri Shima, administrator i një kompanie turistike.
Çfare i orienton te huajt ne guditat e tyre drejt Shqiperise? Sipas Carina Giel, udheheqese e nje grupi turistesh polake, me shume informacion gjejne ne vendin e tyre per Shqiperine.
“Ne zakonisht marrim informacion nga agjencitë turistike polake. Ato dinë me saktësi çfarë të vizitojnë, çfarë është me interes dhe informojnë turistët tanë që vijnë”, thotë Giel.
Nese nuk e siguron informacionin ne kete menyre, rrezikon qe pushimet ne Shqiperi te te shpërbëhen ne nje ecejakje pa orientim.
“Nuk kam gjetur asgje. Para disa ditesh une sigurova nje informacion per disa vende ku duam te shkojme, ne Kruje pershembull, por kete e siguruam duke paguar operatoret turistike vendas. Nderkohe qe mund ta kishim vizituar edhe falas keshtjellen”, thotë Giel.
Tashme territori i sherbimeve turistike u perket vetem privative, pasi zyrat e informacionit edhe pse te ngritura pranë çdo destinacioni kanë pushuar se ekzistuari.
“Ka zyra informacioni, shumica e tyre janë hapur në kuadër të projekteve të zhvillimit, por që një pjesë e madhe e tyre, mesa shohim ne në terren nuk funksionojnë edhe në rastet kur janë të hapura mund të them që ka mangësi të madhe informacioni”, thotë Shima.
Dhe nëse masat nuk merren që në nisje, pushimet në Shqipëri mund të shkojnë përtej një aventure të zakonshme.
“Nuk mud te vish ketu pa nje guide. Ke nevoje per nje guide, per dike nga vendi qe te te tregoje çfare, si, ku? Sepse ne internet eshte shume e veshtire. Mund te marresh informacion nga njerez te ndryshem, po jo nga autoritetet, jo nga faqet zyrtare”, thotë udhëheqësja e grupit të turistëve.
Shqiperia eshte vleresuar si nje prej destinacioneve te reja turistike me interesante. Historia, kultura dhe llojshmeria e turizmit ka shume per t’ju ofruar te huajve qe nuk e kane shkelur me pare vendin.
Top Channel