Fundi i epokës së kompiuterit

11/07/2013 17:20

I përballur me konkurrencën e ashpër të laptopit, smartphone dhe iPad, kompiuteri tradicional i tryezës (PC) po përjeton fundin e pakthyeshëm të epokës së tij.

Studimi i kompanisë së specializuar “Gartner” tregoi se shitjet e kompiuterave ranë për të pestin tremujor radhazi, duke regjistruar rënien më të gjatë dhe të thellë që prej fillimit të tregëtimit të tyre në vitet 1980.

Në total, midis prill-qershorit 2013 u shitën 76 milionë njësi, çka përbën një rënie prej 10,9% në krahasim me të njëjtën periudhë të sezonit të shkuar.

Rënia më e ndjeshme e shitjeve të PC regjistrohet në vendet e zhvilluara, por sipas “Gartner”, kosto më e lirë e një smartphone po godet ndjeshëm shitjet edhe në vendet në zhvillim.

”Në vendet në zhvillim, tabletat e lira apo smartphone janë shndërruar në kompiutera personalë për shumë njerëz”, deklaroi Mikako Kitagawa, analist i Gartner.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA