Himarë, gjenden turistët britanikë
10/07/2013 00:00
Ekuipazhi i anijes P-120 ka bërë të mundur gjetjen dhe shoqërimin në breg të dy turistëve me shtetësi britanike, të cilët rezultonin të humbur në det, prej orës 22:40 të ditës së martë.
Pas marrjes së sinjalit nga Qendra Operacionale Detare e Pireut, për humbjen e kontaktit me tokën të një motobarkë të nisur nga Kroacia me destinacion Korfuzin, Roja Bregdetare Shqiptare ka zhvilluar një operacion intensiv kërkimi prej mëse 4 orësh, në rajonin Palermo-Himarë.
Dy turistët britanikë u lokalizuan dhe u gjetën në gjendje të mirë shëndetësore rreth 10 milje larg bregut.
Top Channel