Video/ Gara më e shpejtë në botë, IShowSpeed sfidon një gepard dhe zbulon kufijtë njerëzorë
Autoritetet budiste në Tajlandë kanë pezulluar nga shërbimet fetare 30 murgj të akuzuar për përdorim dhe shitje lëndësh narkotike.
Nga gjetjet e autoriteve drejtuese fetare në vend, rezultuan se 30 murgjit ishin përdorues dhe në disa raste edhe transportues të metafetaminës, një lëndë narkotike e ndaluar. Skandali ka goditur vendi, 95 përqind e popullsisë së të cilit i përket fesë budiste.
Murgjit u pezulluan nga detyra dhe mund të rikthehen në postet e tyre vetëm nëse vërtetohet se jan çtoksikuar plotësisht.
Ky nuk është skandali i parë i klerikëve budistë në Tajlandë. Në fillim të vitit të kaluar një video në internet tregonte disa murgj të lartë duke konsumuar alkool e luajtur bilardo, ndërsa në bordin e një avioni privat 3 murgj të tjerë fotografoheshin me syze të shtrenjta dhe çanta Luis Vuitton.
Të gjitha këto skandale kanë ndezur një debat të madh kombëtar në Tajlandë mbi “përkushtimin e murgjëve ndaj fesë”.
Top Channel