Berisha: Ekonomia jonë është stabël

10/07/2013 00:00

Kryeministri Sali Berisha iu referua të dhënave të Komisionit Europian
për të vënë në dukje se situata ekonomike në Shqipëri ka përmirësim
progresiv.

Keto te dhena kryeministri Berisha i permendi per te treguar se në kushtet aktuale të ekonomisë europiane, ekonomia shqiptare mbetet me stabilitetin më të sigurt, pavaresisht deklaratave te Partisë Socialiste se qeveria vazhdon te rrenoje financat publike.

“Ka dhe disa pretendime që vijnë nga mosnjohja totale e realitetit, siç është ideja e një auditi ndërkombëtar. Zotërinjtë duhet ta dinë se auditi ndërkombëtar është ‘on line’, është i përditshëm, i përjavshëm, i përmuajshëm.Shqipëria është një nga vendet e pakta që boton, publikon në faqen e thesarit çdo qindarkë që shpenzohet në territorin e republikës së Shqipërisë nga buxheti i shtetit, të nesërmen e shpenzimit të tij”, tha Berisha.

Duke miratuar disa vendime per dhenie me koncension te hidrocentraleve apo te ndalimit te prokurimeve dhe tenederimeve pa marre me pare lejen nga Këshilli i Ministrave, zoti Berisha i kerkoi administrates te mos jape doreheqjen pas instalimit te Qeverise se re, si dhe hodhi poshte kerkesen e zotit Rama per nje qeveri kujdestarie deri ne shtator.

“Ky është një debat shterpë që ka në bazë thjesht revanshe dhe epshe të papërmbajtura të pushtetit, i paqytetëruar, i panevojshëm dhe unë ftoj administratën të mos ndikohet, por të vazhdojë me përgjegjësi detyrat dhe detyrimet e veta ligjore në ushtrim të pushtetit ekzekutiv në këtë vend deri ditën që fillon mandati i ekzekutivit të ri dhe pastaj ëshstë ky ekzekutiv që do të vendose, si për programin e vet ashtu dhe për administratën, të cilën unë kam bërë thirrje që asnjeri të mos japër dorëheqjen”, tha Berisha.

Top Channel