Një ngjarje e pazakontë është shënuar në orët e pasdites pranë Ambasadës Amerikane në Tiranë, teksa një person ka tentuar të hyjë me forcë brenda ambienteve të selisë diplomatike.
Burime nga policia e Tiranës bëjnë të ditur se personi në fjalë është identifikuar si Sherif Morina, 45-vjeç dhe menjëherë është shoqëruar në ambjentet e komisariatit numër 1.
Gjatë marrjes në pyetje, Morina ka deklaruar se ka kërkuar t’i jepet një vizë amerikane pa dhënë arsye dhe se kërkonte me ngulm të takonte personalisht ambasadorin amerikan, por ka refuzuar të japë shpjegime lidhur me këtë kërkesë.
Po sipas policisë, Morinës gjatë momentit të ndalimit i janë gjetur 500 euro dhe 80 mijë lek të vjetra, për të cilat ai ka deklaruar se do t’i përdorte për të udhëtuar drejt Amerikës.
Top Channel