Qarku i Lezhës mban peng rezultatin perfundimtar të zgjedhjeve.

Ndërsa kemi hyre ne javen e trete pas perfundimit te gares së 23 qershorit, procesi i certifikimit të rezultatit zgjedhor nuk ka perfunduar, pavaresisht se Kodi Zgjedhor i ka përcaktuar afat institucionit më të lartë të zgjedhjeve qe nga momentit të dorezimit të materialeve zgjedhore nga ZAZ-ve te beje publikimin e rezultatit per cdo qark brenda 48 oreve.

Ndersa jane miratuar tabelat perfundimtare per Tiranen dhe Gjirokastren, mungoi ne kete mbledhje qarku i fundit i mbetur, Lezha.

“Zonja kryetare, duke respektuar të drejtën tuaj për të pushuar, pas gjithë këtij procesi, me shpresën që sa mirë që nuk po na merrnit lejen e zakonshme, a mund të kemi një ide se kur do të vijë për miratim këtu rezultati për qarkun e Lezhës?, tha Ilirjan Muho.

“Shpresojmë t’i mbyllim nesër të gjitha”, u përgjigj kryetarja, Lefteri Lleshi.
 
Qarku i Lezhes eshte ndare ne mandatin e tij te fundit me nje diference te ngushte votash. Nese ky qark miratohet pa debate dhe surpriza sipas tabeles se ZAZ-se atje, mesditen e se martes nga institucioni me i larte zgjedhor, siç kryetarja premtoi, KQZ-se i hapet rruga per perpilimin e tabeles perfundimtare te zgjedhjeve ne rang kombetar dhe llogaritjet e shperndarjes se mandateve, akte te cilat sic pritet do t’i kalojne Kolegjit per miratim.

Ndërkohë, gjatë pasdites LSI ankimoi rezultatet e Kukësit dhe kërkoi rinumërimin e 15 qendrave të votmit në këtë qark.

“Përmbajtja e kësaj kërkese konsiston në rinumërimin e 15 qendrave të votimit, pasi sipas materialit filmik rezulton se në tabela rezultati për koalicionin e majtë është më i madh”, deklaroi përfaqësuesi i LSI-së.

Top Channel