Këmbët më të mëdha me gruan më të vogël

08/07/2013 00:00

Burri me këmbët më të mëdha në botë është takuar me gruan më të vogël në botë për promovimin e një albumi fotografik.

Gjatësia e këmbës së Brahim Takioullah (nga thembra deri tek gishti i madh) është 38 centimetra, ndërsa Jyoti Amge është 61 centimetra e gjatë e gjitha.

19-vjeçarja indiane duket mikroskopike në duart e burrit të dytë më të gjatë në botë. Marokeni Takioullah është 246 cm i gjatë.

Ky çift i çuditshëm ka pozuar për promovimin e albumit fotografik “Këmbët e mahnitshme”, një album online që mbledh foto këmbësh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA