Duhanpirja në shtatzani rrit impotencën tek foshnjet

08/07/2013 17:05

Djemtë e grave duhanpirëse gjatë shtatzanisë priren të kenë probleme më të shpeshta seksuale në moshë madhore, paralajmëroi një studim i ri i një Instituti Mjekësor Australian.

Studimi nisi në vitin 1989, me 2 900 gra shtatzanë që dolën vullnetare. Ndër vite, fëmijët e tyre janë testuar për parametra të ndryshëm fizikë, për të parë ndikimet që kishte duhanpirja në shtatzani.

Pothuajse 25 vjet më vonë, djemtë e atyre nënave, tashmë në moshë të rritur, kanë pothuajse të gjithë një numër më të ulët spermatozoidësh se sa djemtë e nënave që nuk kanë konsumuar duhan gjatë shtazanisë.

Kjo do të thotë se këta meshkuj e kanë më të vështirë të bëhen baballarë kur të vendosin një gjë të tillë, ndërsa në disa raste, nëse numri i spermatozoidëve është tepër i ulët, atëherë mund të kalohet drejt paaftësisë së plotë për t’u riprodhuar në mënyrë natyrore.

Njëkohësisht, kërkuesit arritën në përfundimin se ata meshkuj që abuzojnë me substancat narkotike apo janë të ekspozuar ndaj toksinave, gjithashtu kanë probleme të shtuara me shëndetin e tyre seksual.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA