5 ditë në pemë për t’i shpëtuar tigrit

08/07/2013 00:00

Një grup prej pesë personash u shpëtuan pas pesë ditëve të gjata të kaluara në majë të një peme të përdorur si shpëtim ndaj një tufe tigrash që i sulmuan.

Ngjarja e pazakontë ka ndodhur në provincën e Tamingut në Indonezi. Një grup prej 6 personash, gjahtarë të një llojit të rrallë bime që përdoret për prodhimin e parfumeve të shtrenjtë, u futën në parkun kombëtar Leuser në Indonezi.

Për të siguruar ushqimin ata ngritën kurthe për kapjen e kafshëve. Por gabimisht në kurthin e tyre ra një këlysh tigri. Menjëherë në ndjekje të tyre janë shfaqur 5 tigra Sumatra. Kafshët mundën të kapnin njërin prej personave të ekspeditës fatkeqe, ndërsa pesë të tjerët gjetën shpëtim në pemë.

Aty iu desh të prisnin plot 5 ditë dhe mundën të zbrisnin vetëm pas mbërritjes së një grupi shpëtimi që dëbuan kafshët dhe i dhanë fund torturës së tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA