
Në raportin parafinal të Vëzhguesve Vendorë, procesi electoral i 23 qershorit konsiderohet me risi pozitive.
“Klima e këtyre zgjedhjeve është risi, krahasuar me zgjedhjet që ne kemi vëzhguar. Risia ishte legjitimiteti dhe pranimi i rezultatit nga të gjithë forcat politike”, thotë Gerta Meta, nga Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë.
Raporti i Vezhguesve Vendore thekson se pavaresisht progresit te ketyre zgjedhjeve, mbetet ne nje perqindje te larte votimi familjar. Ne masen 34 % eshte vene re fenomeni i egzistences se me shume se nje zgjedhesi ne dhomen e fshehte te votimit. Po ashtu ka pasur nje perqindje te konsiderueshme te votuesve me aparat celular me vete gjate procesit te votimit, e ndaluar nga Kodi zgjedhor. Koalicioni i Vezhguesve Vendorë nuk bie dakort me konstatimin e disa aktoreve politike se ka pasur intimidim te zgjedhesve ne mase te konsiderueshme.
“Ka patur tendencë për të provokuar votuesin, por kanë qenë sporadike dhe besoj që nuk kanë patur një prekje të madhe në mënyrën e votës qytetare”, tha Meta.
Por koalicioni i vezhguesve sheh si kercenim te legjitimitetit te procesit pamundesine e KQZ–se per te certifikuar rezultatin zgjedhor, duke pare ende te mundshem plotesimin e ketij institucioni.
“Kolegji Zgjedhor nuk mund te investohet per te kryer shperndarjen e mandateve. Finalizimi me nje akt te tille do te cenoje legjitimitetin e arritur te gjithe procesit”, nenvizon raporti i vezhguesve vendas.
Ne perfundim koalicioni del ne konkluzionin qe nuk mungon ne perfundim te asnje procesi zgjedhor.
“Një gjë është e sigurt që ka nevojë për reformë zgjedhore”, thonë vëzhguesit.
Por ku duhet te nderhyhet ne Kodin Zgjedhor? Vezhguesit vendore thone se do ta detajojne ne raportin perfundimtar te tyre pasi te jete certifikuar rezultati i ketyre zgjedhjeve.
Top Channel