Monedhë të argjendtë, për të bashkëlindurit me trashëgimtarin

06/07/2013 02:35

Në Britani, ka një trajtim special në gatishmëri për fëmijët, që do të vijnë në jetë në të njëjtën ditë me trashëgimtarin mbretëror të Princit William dhe gruas së tij, Catherine: dhuratë një monedhë të argjendtë “1 penny” nga “Royal Mint” për të festuar lindjen e tyre.

Monedha e argjendtë do të ketë të shënuar vitin 2013 dhe do të prodhohet në ambalazh blu, për fëmijët e lindur djem, ose në ambalazh rozë, për fëmijët e lindur vajza.

Duka dhe Dukesha e Cambridge-t presin fëmijën e tyre të parë të lindë nga mesi i këtij muaji. Ata kanë vendosur të mos e mësojnë gjininë e bebit të tyre, përpara se ai/ajo të lindë.

Sipas burimeve të mirë informuara me planet, Catherine do ta lindë fëmijën në spitalin privat “Lindo Wing of St. Mary”, në Paddington të Londrës perëndimore, ku ka lindur gjithashtu edhe Princi William.

Falë një ndryshimi në ligjet e lashta të trashëgimisë, fëmija e tyre do të jetë i treti në radhë për fronin e Britanisë, pas William-it dhe babait të tij, Princit Charles, pavarësisht gjinisë që do ketë.

Për të përfituar monedhën e argjendtë, prindërit britanik, fëmijët e të cilëve do të lindin në të njëjtën ditë me trashëgimtarin mbretëror, do të duhet të regjistrohen përmes faqes në Facebook të “Royal Mint”, si dhe të postojnë një kopje të çertifikatës së lindjes brenda 60 ditëve.

“Royal Mint” (organi fabrikues, që prodhon monedha në Britani) do të prodhojë 2013 monedha, në dispozicion të këtij “eventi”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA