
Një tren që transportonte lëndë kimike ka shpërthyer në një qytet të Kanadasë, duke detyruar evakuimin e mbi 1 mijë personave.
Shpërthimi shkaktoi një top të madh zjarri dhe tym të zi në ajër, duke shkatërruar shumë ndërtesa në lokalitetin Lak Megantik, rreth 250 kilometra në lindje të Montrealit.
Treni doli nga shinat në orët e para të së shtunës. Shërbimet e emergjencës që punuan gjatë orëve në vazhdim deklaruan se nuk mund të bënin të ditur nëse kishte pasur ose jo viktima.
Zjarrfikësit nga kufiri përtej në Shtetet e Bashkuara po ndihmojnë për shuarjen e flakëve, raportojnë mediat ndërkombëtare në edicionet online.
“Kur sheh qendrën e qytetit tënd pothuajse të shkatërruar, pyetja që lind është se si do ta kalojmë këtë katastrofë”, deklaroi në një intervistë kryetari i bashkisë së qytezës, Colette Roy Laroche.
Treni transportonte 70 makina të mbushur me produkte nafte, disa prej të cilave shpërthyen, duke shkaktuar flakë që përfshinë shtëpitë përreth. Ende nuk dihen shkaqet e këtij shpërthimi.
Disa nga ngarkesa që transportonte treni, që kishte si destinacion Meinin, në SHBA, u derdh në lumin Shaudier që ndodhet aty pranë.
Lak Megantik është një qytezë me liqen në afërsi të kufirit me Main dhe Vermont, dhe ka një popullësi prej rreth 6 mijë banorësh.
Top Channel