Irak, tjetër sulm kamikaz në xhami

06/07/2013 09:20

Të paktën 15 persona mbetën të vrarë, pas një shpërthimi të ndodhur në një xhami shiite në kryeqytetin iraken, Bagdad.

”Associated Press” informoi gjithashtu se nga shpërthimi i orëve të para të mëngjesit të së shtunës mbetën të plagosur edhe mbi 30 vetë.

Më shumë se 2 500 irakenë kanë humbur jetën në sulmet vetvrasëse ose me autobombë që prej prillit, sipas të dhënave zyrtare të OKB-së.

Shpërthimi i ri në Bagdad përshkallëzon edhe më shumë konfliktin ndërfetar midis shiitëve e sunitëve, i cili duket se po degjeneron në një luftë civile.

Për Irakun, një shtet me 31 milionë banorë, po rezulton problematike ndarja fetare dhe etnike e popullsisë.

Në vend, sipas statistikave, 60% e popullsisë janë shiitë, rreth 35% sunitë dhe 5% tjetër të krishterë apo anëtarë të besimeve të tjera.

Ndërsa etnia është e ndarë në 75% arabë, 20% kurdë, asirianë, turkomanë dhe të tjerë me rreth 5%.

Përleshjet në shtim, me bazë urrejtjen ndërfetare dhe ndëretnike, sipas ekspertëve, po vënë në rrezik edhe vetë ekzistencën e shtetit, i cili vuan nga një mungesë e theksuar stabiliteti prej më shumë se një dekade tashmë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA