Ditet e para te korrikut duket se kane sjelle nje fluks turistesh në
Syrin e Kalter. Burimi ne forme ovale i rrethuar nga nje kurore e
dendur bimesie kryesisht me peme qindra vjecare rrepesh, eshte burimi me
i madh dhe me interesant nder 18 burimet e rrezes se malit te gjere.
Aty gjen turiste nga vende te ndryshme .
“Ne vijmë nga Italia, kemi udhëtuar me motor nëpër Korcë, Gjirokastër, Vlorë dhe tani jemi këtu. Është shumë bukur, njerëzit , mikpritja dhe natyra. Edhe shërbime ka mjaftueshëm dhe nuk e patëm të vështirë t’i gjenim”, thotë një turist.
“Po qëndrojmë në Shqipëri më shumë nga sa e ishim planifikuar. Është vend shumë i bukur , shumë i qetë dhe akoma mund të vizitosh natyrë të paprekur. Ky vend na mahniti. I gjithë ky udhëtim me motor ishte si një ëndërr”, thotë një tjetër turist.
“Unë kam lindur në Norvegji dhe jetoj prej disa vitesh në Sarandë. Jam mes atyre të huajve që u apasionova pas Sarandës që në momentin e parë dhe e zgjodha atë për të jetuar. Fëmijët e mi vijnë për herë të parë në Shqipëri, me pushime dhe mendova t’ju tregoj këtë vend. Po shëtisim prej disa orësh këtu në park dhe të gjithë janë të lumtur. Më vjen keq që Shqipëria ende sot është pak e njohur për vendet e veriut të Europës”, shprehet një turist tjetër.
Syri i Kalter duket se kete vit ka terhequr vetm vizitoret e huaj pasi ne kete sezon kane munguar nxenesit e shkollave te cilet ne cdo fund viti shkolor pushtonin Syrin e Kalter per te shijuar kete bukuri te natyres ne jug te vendit .Kjo vjen nga mungesa e investimeve ne rruge, e cila mbetet problematike por edhe per mirembajtjen e 56 rrepeve qindravjecare deget e te cileve kane nisur te thahen e askush nuk kujdeset per ta.
Top Channel