
Arben Malaj, ish-deputeti dhe anëtari i Asamblesë Socialiste, ka reaguar
pas publikimit të lajmit për zëvendësimin e tij me deputetin Taulant
Balla.
Në një reagim në profilin e tij zyrtar në “Facebook”, Malaj ka deklaruar se ka qenë vendimi i tij për t’u larguar nga forumet drejtuese të PS, për shkak se kishte vendosur të mendonte i lirë. Ai ka shtuar se pas muajit Shtator do të angazhohet në botën akademike dhe studimore.
“Në përgjigje të disa miqve dhe kolegëve duhet të qartësoj se nuk jam më anëtar i forumeve drejtuese të PS-së. Unë u vetëlargova nga ai nivel përfaqësimi. Midis një karrige dhe lirisë për të menduar i lirë kam zgjedhur përherë këtë të dytën. Për detyrimet mirënjohëse ndaj socialistëve dhe vendit tim kam shumë mundësi konkrete t’i përmbush me dashuri dhe përgjegjshmëri. Deri në Shtator kam detyrime kushtetuese të respektoj statusin e deputetit. Pas këtij momenti do të kem angazhime konkrete në pjesën akademike dhe studimore për politikat publike dhe mirëqeverisjen. Ju falenderoj të gjithëve me shumë mirënjohje”, shkruan Malaj.
Top Channel