Plazhi i Velipojës është zona turistike bregdetare më e madhja në veri
të vendit me një gjatësi bregdetare 12 kilometra e kufizuar në veri me
Malin e Zi dhe në jug me Shëngjinin dhe që frekuentohet nga një numër
tepër i lartë pushuesish.

Por kete vit turizmi po vihet në pikëpyetje pasi CEZ në pikun e sezonit ka nisur vendosjen e linjës se re të tensionit të lartë duke ndërprerë herë pas herë energjinë elektrike. Kjo situatë për pronarët e hoteleve po bën që të rrezikohet turizmi.

Kryetari i Komunes Velipoje Pashk Ujka shprehet se ne plazhin e Velipojes jane bere nje sere investimesh po e gjithe kjo duket se po shkon dem pasi mungon energjia elektrike

Hapesirat e gjelberta, rruget e hapura per ne drejtim te plazhit, uji dhe rera e paster, shetitoret dhe ambientet argetuese kane bere qe zona turisike e Velipojes te kthehet ne nje nga zonat me preferuar per pushues nga veriu i vendit dhe Kosova.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA