Sotira një prej zonave më piktoreske të Dropullit të Sipërm në kufi me
Greqinë përfaqëson një prej parqeve më të bukur natyrorë në zonën e
Gjirokastrës.

Fshati dikur me 200 shtëpi të banuara sot pothuajse është braktisur dhe banorët e paktë që ndesh nëpër rrugë thonë se vijnë në fshat vetëm për të kaluar verën. Gjithë periudha e dimrit kalohet në Greqi. Në fshat jetojnë gjithsej jo më shumë se 35 vete. Sotira dikur e njohur për punishten që përpunonte esencat e bredhit, sherebelës, pishës sot jeton vetëm me të ardhura nga emigracioni dhe pensonet e pleqërisë.

“Sot kanë mbetur këtu vetëm njerëz si puna ime. Fshati jeton me pensione dhe me ato që na sjellin djemtë. Në dimër edhe ne duhet të ikim se nuk përballohet këtu vetëm.Më parë ky fshat ziente. Këtu pranë ishte punishtja që çonim sherebelen dhe bredhin për t’u nxjerrë esencë. Më kujtohet që shitej shumë shtrenjtë. Sot edhe ata pak turistë që kalojnë nëpër fshat vetë vijnë e vetë ikin nuk i sheh njeri. Sa të vijë vertete koha e turizmit them se do kalojnë akoma shumë vite”, thotë një banore.

Panorama e rralle e vendosur midis maleve Murgane e Stugare që identifikohet me Bredhin e Sotirës zë një sipërfaqe prej 1740 ha. Megjithëse me nje potencial të lartë turistik ky vend sot frekuentohet spontanisht. Promocioni turistik mungon plotësisht. Piknikët spontanë të organizuar në natyrë nga vizitorët të rretheve të Jugut  lënë pas vetes vetëm gjurmë të mbetjeve plastike dhe neglizhencës për pasuri natyrore si Sotira.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA