Gjykata Themelore e Shkupit i ka dënuar me 60 muaj burg protestuesit shqiptarë që më 2 mars të këtij viti dolën në rrugë për të shprehur revoltën e tyre ndaj rrahjes së të rinjëve shqiptarë në qendër të Shkupit nga huliganët maqedonas.
Gjatë këtyre protestave, të cilat dolën nga kontrolli, u dogj një autobus, u dëmtuan disa makina private dhe u shkaktuan disa dëme të tjera më të vogla materiale.
Dënimi më i lartë për këtë rast është 1 vit burg për njërin nga protestuesit, ndërsa me nga tetë muaj burg janë dënuar pesë persona të tjerë. Gjashtë protestues të tjerë janë dënuar me burgim me kusht 5-mujor nëse e përsërisin veprën brenda një viti.
Të dënuarit akuzohen se kanë marrë pjesë në aktivitete të dhunshme më 2 mars, një ditë pasi disa nxënës shqiptarë u rrahën brutalisht në qendër të Shkupit nga një grup huliganësh maqedonas, për të cilët nuk është shqiptuar ndonjë dënim.
Top Channel