Në luftë me kohën dhe me sëmundjen ndodhen ditët e fundit familjarët dhe
të afërmit e 20-vjeçarit shqiptar Erblin Micaj, i cili kurohet në
spitalin ‘Papanikolaou’ të Selanikut, i diagnostikuar në Shqipëri me
leuçemi akute.

Sipas drejtorit te klinikes hematologjike, pacienti ndodhet ne fazen e pare dhe kritike te kimioterapise, e cila mund te kete nderlikime qe mund te shkaktojne edhe vdekjen. Por nen kujdesin e mjekeve deri tani cdo gje eshte kaluar me sukese dhe pritet vazhdimi i terapise ose ne rastin me te keq nevoja e transplantimit te palces nga nje dhurues.

“Do t’i nënshtrohet edhe terapive te tjera dhe nese gjithshka shkon mire, per 5-6 muaj do te mbaroje faza e pare e terapise dhe do te vijoje terapia e mirembajtjes per dy vjet. Ne se gjerat nuk shkojne mire atehere do t’i nenshtrohet operacionit te transplantimit te palces se kockave, ose nga motra e tij ose nga dhurues te tjere.Eshte nje i ri i vecante ,i dashur me te gjithe,edhe ne e duam si te ishte nje i njohuri yne i hershem,vecse ka nje problem i cili nuk eshte mjekesor. Problemi eshte se erdhi nga Shqiperia ,eshte i pasiguruar dhe duhet te paguaje ne baze te ligjeve greke shpenzimet e ketij mjekimi, por edhe te terapive te tjera dhe per arsyen se keto terapi jane te shtrenjta, jam ne dijeni te faktit se ato qe detyrohet te paguaje, do te jene shuma te medha parash”, thotë Achilles Anagnostopoulos, drejtori i klinikës.

Perkrah pacientit nga Shqiperia jane gjendur qysh ne momentet e para pervec te afermve edhe perfaqesues te emigranteve ne Selanik dhe qytete te tjera, pasi 20 vjecari nga Vlora nuk mund te siguroje dot ekonomikisht vazhdimesine e terapise apo transplantimin qe kushtojne mijera euro.

Mënyrat për të kontribuar për Erblinin:

TIRANA BANK Shqiperi
NE LEK
AL37206260220000710466066001
NE EURO
AL80206260150000700466066001(sëift code:TIRBALTR)
NE USD
AL53206260150000700466066002(sëift code:TIRBALTR)

Ndersa prej dites se merkure ,nje llogari bankare ne emer te tij, ekziston edhe ne banken greke ‘Probank’ ,cka ju jep mundesine gjithe emigranteve shqiptare ne Greqi te kontribuojne sadopak, duke treguar edhe njehere humanizmin e tyre.

PROBANK Greqi
ERBLIN MICAJ
GR 9405400030000442388011010

Top Channel