Shpërthimet e ndodhura në vullkanin aktiv më të njohur të Meksikës anulluan disa dhjetëra fluturime që lidhin vendin e Amerikës Veriore me Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë të enjtes dhe të premtes, informoi “CNN”.
Vullkani i Popocatepetlit ka regjistruar mbi 100 shpërthime në 24 orët e fundit, duke çliruar në ajër gazra dhe një re vullkanike që ka vendosur në rrezik fluturimet që bien në kontakt me të.
Ndonëse reja vullkanike përreth aeroportit të Meksiko Sitit është ende në nivele të konsideruara të parrezikshme, disa linja vendosën që si masë sigurie të anullonin fluturimet.
Koni vullkanik i Popocatepetlit ndodhet rreth 70 kilometra larg kryeqytetit, në një prej vargmaleve më të larta në vend dhe për herë të fundit, vullkani regjistroi një shpërthim madhor në vitin 2000.
Retë vullkanike konsiderohen si tepër të rrezikshme për avionët civilë, pasi motorët e tyre reaktivë të vendosur në krahë thithin këto mbetje, duke rrezikuar bllokimin e daljen e tyre jashtë funksionit.
Top Channel