Qeveria e Kosovës nuk është duke u treguar e drejtë më popullin e saj dhe po e mban të fshehtë thellësinë e dialogut në Bruksel, ka deklaruar drejtori i KIPRED-it, Ilir Deda gjatë prezantimit të analizës politike mbi marrëveshjet mes Kosovë dhe Serbisë.

“Zbatimi i marrëveshjes së parë për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi do të çalojë. Zyrtarët e Kosovës keqinformuan opinionin publik me komunikim shumë të dobët, me mungesë transparence dhe me një lloj qëndrimi mbrojtës”, ka deklaruar Deda.

Ndërkohë, zëvendësshefi i ambasadës britanike Joe Preston ka theksuar se marrëveshjet vetëm në letër nuk janë të mjaftueshme dhe ka kërkuar zbatimin e tyre, me theks të veçantë në shkrirjen e strukturave paralele në veriun e vendit.

Ai ka theksuar se Britania beson në dialogu dhe në normalizimin e marrëdhënie Kosovë-Serbi dhe integrimin e serbëve të veriut në Institucionet e Kosovës.

“Ne kemi për qëllim të shtojmë interesimin në zbatimin e marrëveshjeve të arritura. Po kështu qeveria ime ka qenë shumë e qartë: marrëveshjet vetëm në letër nuk janë të mjaftueshme. Ne kërkojmë zbatim konkret. Si për shembull progres në shpërbërjen e strukturave paralele në veri dhe kërkojmë progres në përmbushjen e detyrave për  Bashkimin Europian”, ka deklaruar Preston.

Më tej Ilir Deda ka numëruar ngecjet dhe ecjet e marrëveshjeve të arritura në Bruksel. Normalizimi i marrëdhënieve mes dy shteteve nuk mund të ndodhë pa zbardhjen e fatit të të pagjeturve, pasi normalizimi duhet të prekë edhe popullatën, ka thënë ai.

Sipas tij, rreziku më i madh mund të vijë nga Bashkësia e Komunave Serbe nëse nuk ndryshohet dhe sqarohet përfshira e këtij asociacioni në Kushtetutën e Serbisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA