Indi, foshnja varroset e gjallë

05/07/2013 00:00

Një foshnje, e cila është gjetur e varrosur e gjallë në një pyll indian, ka vdekur si pasojë e plagëve të marra. Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur në qytetin Indore.

Foshnja ishte 1-ditëshe dhe pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, vogëlushja nuk mbijetoi dot.

Policia mendon se bebja ishte braktisur për faktin e thjeshtë se ishte femër: “Mendojmë se vajza është braktisur qëllimisht nga prindërit. Po hetojmë me imtësi këtë çështje.”

Në Indi preferohen më shumë djemtë sesa vajzat dhe kjo gjë ka bërë që për 1000 meshkuj të ketë vetëm 750 femra. Një raport i UNICEF-it në vitin 2006 zbuloi se në Indi janë vrarë para ose pas lindjes plot 10 milionë vajza që nga viti 1986.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA