Një fotograf amator shkrepi fotografinë më të mirë të muajit qershor, në bazë të një konkursi prestigjioz fotografie që realizohet në SHBA.
John Chapple regjistroi një pamje unike dhe të mrekullueshme të një kanioni të përshkruar nga lumi Kolorado, në shtetin e Arizonës.
Megjithatë, meritë të pjesshme për foton e shkëlqyer ka edhe apartati i tij “Hasselblad H3D-50”, i cili është edhe aparati më i shtrenjtë fotografik në botë, me një vlerë prej 30 mijë dollarësh, në gjendje për të fotografuar deri në 50 megapiksel, 6-7 herë më pastër se një “iPhone 5”.
Së bashku me foton më të bukur të qershorit, këto janë disa prej imazheve të tjera që Chapple ka realizuar në karrierën e tij premtuese si fotograf.
Top Channel