Ciftet që nuk zihen, jetojnë më shumë

05/07/2013 00:00

Ekonomia, vjehrra, kanali televiziv për tu parë… ka shumë alternativa sherri për një çift, por duhet të dini që debatet dëmtojnë shëndetin.

Sipas një studimi mjekësor 20-vjeçar nga Universiteti i Utah (SHBA), çiftet që nuk debatojnë janë më të shëndetshëm dhe jetojnë më gjatë se ata që grinden rregullisht me njëri-tjetrin.

Kërkuesit shkencorë kanë ndjekur rreth 1700 çifte të martuar gjatë dy dekadave, duke matur shëndetin e tyre fizik dhe duke marrë përgjigjet e tyre mbi cilësinë e jetës së tyre.

Ata dolën në përfundimin se sa më shumë të debatonin me njëri-tjetrin, aq më i keq ishte shëndeti i tyre i përgjithshëm dhe se martesa e lumtur ishte çelësi i një jete të gjatë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA