2-vjeçari me deformim në fytyrë (KUJDES! Pamje të rënda)

05/07/2013 00:00

Aidan Jackoviak Smith është një 2-vjeçar i cili vuan nga një çrregullim gjenetik i rrallë që e ka deformuar në fytyrë dhe me shumë mundësi nuk do të mësojë dot kurrë të ecë apo të flasë si pasojë e këtij çrregullimi që prek edhe trurin.

Doktorët ende nuk e kanë përcaktuar diagnozën, por janë duke punuar që të kuptojnë ku qëndron problemi. Ata dyshojnë se bëhet fjalë për sindromën CLOVE, një çrregullim që shkakton anormalitete në venat e gjakut, lëkurë dhe shtyllën kurrizore.

Prindërit e vogelushit fatkeq thonë se janë ezauruar emocionalisht dhe ekonomikisht. Babai ka lënë punën për t`u kujdesur gjatë gjithë kohës për të birin, ndërsa nëna punon “part-time”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA