Fushata elektorale dhe shpresat e legalizimeve për ndërtimet e pas vitit
2006 shkaktuan në Ksamil një valë të re ndërtimesh pa leje.
Behet fjale per ndertime te vogla, te cilat jane shfaqur brenda nates ne ato pak zona qe kane mbetur bosh ne zonen e Ksamilit. Ky fenomen ka prekur edhe plazhet. Kryekomunari i Ksamilit thote se jane evidentuar te gjtiha rastet te cilat do te shkaterrohen.
Ksamili, nje vend me nje bukuri natyrore te rralle eshte shkateruar pothuajse teresisht per shkak te ndertimeve pa leje. Vala e pare e ndertimeve te medha u shoqerua me shkaterrimin nga ana e inspektoriatit ndertimor duke e kthyer vendin ne nje shesh lufte gjithe ndertesa gjysmë të shkatërruara.
Turizmi në Lin i shkatërruar nga ndotja
Lini, i konsideruar si një prej fshatrave më të bukur turistike në vend, tashmë duket zhgënjyes. Derdhja e ujrave të ndotura të familjeve dhe bizneseve në liqenin e Ohrit thuajse e ka shkatërruar turizmin.
Imazhi i nje fshati te vogel qe pozicionohet buze liqenit dhe me nje peisazh per t’u admiruar, humbet sapo i afrohesh bregut ku ne vend te ujit te paster ka vetem ndotje dhe mbeturina. Problematika e derdhjes se ujrave te ndotura ne liqen eshte tradite ashtu sikunder edhe premtimet per zgjidhjen e saj. Per banoret jetesa mes ndotjes vijon te mbetet nje shqetesim ndersa pohojne se turistet e kane humbur interesin per kete fshat.
Sipas te dhenave nga pushteti vendor projekti i kolektorit te ujrave te zeza vijon te mbetet thjesht nje premtim elektoral, ndersa implementimi i tij eshte emergjent pasi derdhja ne liqen e ujerave te zeza te 300 familjeve te fshatit rrezikon shendetin e tyre por edhe turizmin.
Top Channel