Meta: Vëmendje maksimale shqiptarëve etnikë

04/07/2013 18:20

Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, premtoi një vëmendje të shtuar të qeverisë së ardhshme shqiptare për bashkëkombasit tanë jashtë kufijve të Republikës.

Në cilësinë e Kryetarit të Kuvendit të ardhshëm, zoti Meta u takua gjatë së enjtes me liderin e BDI-së në Maqedoni, Ali Ahmeti, takim në të cilin u zotua për “përkrahje të shtuar të të drejtave të vëllezërve tanë shqiptarë në Maqedoni. Ne do të kemi një vëmendje maksimale ndaj shqiptarëve në Maqedoni dhe jo vetëm”, deklaroi zoti Meta.

I përgëzuar për suksesin e arritur në zgjedhje prej Ahmetit, Meta shtoi se Tirana zyrtare, pas shtatorit do të punojë më shumë edhe për përmirësimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë me Maqedoninë.

”Marrëdhëniet midis dy shteteve do të përparojnë më shpejt. Shqipëria do të vazhdojë të mbështesë fuqimisht zgjidhjen e çështjes së emrit dhe integrimin euroatlantik të Maqedonisë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA