Një mjek në Rusi u kap në kamerat e spitalit duke rrahur në mënyrë brutale një pacient, i cili sapo kishte dalë nga një operacion delikat në zemër.
Imazhet e tmerrshme, të transmetuara në mediat ndërkombëtare gjatë së enjtes, u regjistruan në repartin e reanimacionit kirurgjikal, në qytetin rus me një milionë banorë të Permit, në Urale.
Pacienti ndërroi jetë disa orë më pas, pasi pësoi disa ndërlikime post-operatore, që nuk dihet nëse kanë lidhje me sulmin barbar të kirurgut.
Aktualisht, autoritetet ruse kanë nisur një hetim ndaj mjekut Andrey Votyakov, që është pezulluar deri në përfundimin e hetimeve edhe nga ana e spitalit.
Në justifikimin e tij, Votyakov fajësoi lodhjen e një turni 24-orësh në punë, për atë dalje jashtë kontrollit.
Megjithatë, një argument i tillë vështirë se do ta shpëtojë nga disa vite burg për rrahjen e pacientit të pambrojtur në sallën e reanimacionit ose akoma më keq, mund ta dërgojë pas hekurave deri në fund të jetës, nëse provohet se rrahja luajti rol në vdekjen e fatkeqit.
Për të shikuar videon klikoni në linkun më poshtë:
http://www.youtube.com/watch?v=fKHqBMs68Mc
Top Channel