Eksod nga KLD-ja për në Apel

04/07/2013 19:40

Kjo është lista me 116 emra gjyqtaresh që do të garojnë të premten si kandidatë të mundshëm për në një nga gjykatat më të rëndesishme në vend, atë të Apelit Tiranë.

Pritet që në rendin e ditës, ku do të votohen emrat për gjyqtaret e ardhshëm për shtate vendet vakante në Apel të jetë gjithashtu edhe kalimi i 16 emrave të Gjykates Administrative të Shkallës së Pare Tiranë.

Parashikohet që kjo mbledhje mund të hase në debate mes anëtarëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, edhe pse së fundmi, në Këshillin e Lartë të Drejtësise zërat që diskutojnë ndryshe kane mbetur fare të paktë.

”Top-Channel” studioi listën se si janë vlërësuar kandidatët e mundshëm për shtate vendet vakante në Gjykatën e Apelit Tiranë, vleresuar në bazë të sistemit të pikëzimit, ku duhet të merret parasysh vjetërsia në profesion e gjyqtarit, vlerësimi profesional i tij dhe veprimtaria shkencore akademike.  

Mes garuesve  janë edhe shumica e gjyqtareve të Kolegjit Zgjedhor 2011, kolegji me i diskutuar nga politika per zgjedhjet vendore,  sikurse gjyqtarja Entela Prifti, gjyqtarja Meriban Mullaj, Maria Qiriazi, Astrit Kalaja, e shumica prej tyre kane marre pike maksimale nga grupi i punes ne vleresimin profesional dhe akademik.

Por, Gjykata e Apelit mbetet nje gjykate e preferuar edhe per vete anetaret e KLD-së, prej te cileve garojne gjashte pjesetaret e saj per shtate vendet vakant, Dritan Caka, Flamur Kapllani, Gjovalin Përnoca, Hysen Saliko, Ilir Mustafaj dhe Tritan Hamitaj.

Në listë për në Gjykatën e Apelit është edhe gjyqtari Agim Bendo, i njohur për publikun për gjoben e vendosur ndaj “Top-Channel” në vleren e 400 mijë eurove në çështjen Pango, ndërsa janë garues për në KLD edhe emrat e gjyqtareve në çështjen Gërdeci, Ridvan Hado dhe Fatmira Hajdari.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA