Breshka që nuk lë dot duhanin

04/07/2013 17:10

Nuk janë vetëm njerëzit ata që ndeshin në vështirësi për t’u shkëputur nga vesi potencialisht vdekjeprurës i duhanpirjes… siç vërteton kjo breshkë.

Bëhet fjalë për një breshkë kineze, e cila pasi konsumoi një cigare “si për gallatë”, ofruar nga i zoti i saj, tashmë duket nervoze kur nuk i jepet më sasia e përditshme e nikotinës e madje mund të konsumojë deri në dhjetë cigare në ditë.

Tang, një kuzhinier në qytetin kinez të Changchun, tashmë i penduar për vesin që i mësoi kafshës së tij të dashur, bën një apel që leukoplastët që zëvendësojnë nikotinën, tek ata duhanpirës që po përpiqen të lënë vesin, të prodhohen edhe në doza për kafshë, si për breshkën e tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA