Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Aleksander Arvizu, i shprehu vlerësimin stafit të ambasadës për punën e jashtëzakonshme në mbështetje të zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit në Shqipëri.
“Megjithëse siç kuptohet, pjesa më e madhe e vëmendjes ishte në procesin e votimit me 23 qershor si dhe numërimin e mëpasshëm të votave, të gjithë e dimë që kontributi i Ambasades Amerikane nis më herët”, tha kryediplomati amerikan në Tiranë.
Ai iu referua vizitës me 1 Nëntor të ish-Sekretares Amerikane të Shtetit, Hillary Clinton dhe deklaratës së saj në Parlamentin e Shqipërisë “se këto zgjedhje ishin shumë të rendesishme për SHBA-në, sepse ishin të rëndësishme për evolucionin e vazhdueshëm demokratik të Shqipërisë dhe të ardhmen e vendit në Europë”.
”Ne si mision”, tha Arvizu- “e perqafuam kete mesazh si thirrjen tone. “Secili prej jush, amerikane dhe shqiptare duhet te jete krenar per kontributin qe keni dhene per llogari te Ambasades Amerikane, ne mbeshtetjen e ketyre zgjedhjeve historike”.
Ambasadori amerikan u shpreh shpreseplote se kjo periudhe do te shenoje nje pike kthese ne historine politike moderne te Shqiperise. “Ne te ardhmen, shpresojme qe entuziazmi paraprak i fushates se zgjedhjeve do te perfshije konceptin e gjere te qeverisjes se mire, themel i nevojshem i shoqerise se drejte dhe demokratike shqiptare qe ju po ndertoni dhe te cilen ju dhe te gjithe shqiptaret meritoni kaq shume”, komentoi Arvizu.
Top Channel