Aksidente rrugore në Tiranë, nuk ka viktima

04/07/2013 00:00

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e të enjtes në autostradën Tiranë-Durrës. Raportohet se një automjet është përplasur me trafikndarësen ndërsa ende nuk dihet nëse nga aksidenti ka viktima.

Mësohet se përplasja e mjetit ka qënë mjaft e fortë duke bërë që makina të kalonte në kahun tjetër të autostradës. Nuk dihen ende shkaqet, por policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Ndërkohë një aksident i trefishtë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në kryqëzimin e unazës me rrugën e burgut në Tiranë. Tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën por fatmirësisht pa të lënduar në njerëz por vetëm dëme materiale. Mësohet se si pasojë e aksidentit në unazë është krijuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve.

Top Channel