Transplanti i mëlçisë

03/07/2013 15:50

Realizohet transplanti i sukseshëm i mëlçisë në Shqipëri. Kjo ndërhyrje kirugjikale është realizuar nga ekipi i mjekëve në Spitalin Amerikan, tek një pacient 34-vjeçar, i cili ishte diagnostikuar me Hepatit B dhe vuante nga ciroza e mëlçisë.

“Kisha një fryrje tek zona e mëlçisë dhe ndihesha gjithmonë e më i lodhur, deri kur nisi hemoragjia nga goja. Tashmë ndihem më mirë dhe ndiej se po bëhem gjithmonë e më mirë pas operacionit”, deklaroi pacienti.

Pas konstatimit të mjekëve se mëlçia e të riut ishte tejet e dëmtuar, ata kane insistuar tek transplanti i saj si i vetmi shpëtim. Ka qene nëna e 34-vjeçarit ajo që ka dhuruar gjysmën e mëlçisë për të birin, i cili u paraqit ne spital me hemoragji të ezofagut.

Ekipi i mjekeve shqiptare dhe te huaj qe realizuan nderhyrjen kirurgjikale ne Spitalin Amerikan u kryesua nga prof.dr. Sadik Ersoz. Ata shprehen se pas dy javesh nga operacioni pacienti eshte ne gjendje te mire shendetësore dhe per pak dite do te dale nga spitali.

“Pacienti eshte paraqitur me ceroze hepatike. Është trajtuar me medikamente, por  nuk ka pasur rezultat. Problemi ishte i rendesishme ndaj vendosem te kryejme transplantin, për të cilin morëm gjysmen e mëlçisë te nëna e tij dhe e transplantuam tek Berti. Pacienti i ka kaluar hapat me te rendesishem te pjeses pas transplantit. Jane normalizuar pothuajse te gjitha parametrat mjekesore te funksionimit te melçise. Trupi i pacientit ka suportuar pjesen e transplantuar të melcise. Ajo çfare do te bejme tani eshte mjekimi per t’u ruajtur nga infeksioni, gje te cilen do ta vazhdoje edhe ne kushtet e shtepise per nje kohe te gjate”, tha kirurgu turk Burak Koza.

Pacineti do te vazhdoje te trajtohet ende per Hepatitin B, pasi infeksioni eshte ende ne gjakun e tij dhe do te kryeje kontrolle rutine. Nderkohe qe dhe nena e tij e cila dhuroi gjysmen e melcise eshte ne gjendje te mire shendetesore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA